Uji i gazuar është konsideruar shpesh një alternativë e shëndetshme për pije të gazuara – dhe mendohet si më freskuese se akulli.
Megjithatë, një dentist ka paralajmëruar se uji i gazuar ka në të vërtetë më shumë acid se vera dhe uthulli, transmeton Gazeta Shneta.
“Shumica e njerëzve nuk kanë idenë se uji me gaz është jashtëzakonisht acidik, është pH3 në shkallën e aciditetit”, tha dentisti Adam Stone nga Story Studio në Londër të Harley Street.
“Fluskat dëmtojnë zmaltin tuaj të dhëmbëve – dhe me kalimin e kohës kjo shkakton dhimbje të dhëmbëve, zverdhje dhe plasaritje.”
Uji i gazuar ka të njëjtën sasi të aciditetit si pijet e gazuara, vera ka një nivel pH 3,6, lëng 3,4 dhe uthulli 3,6./Gazeta Shneta/