Sipas një studimi të ri, ekspozimi për një dekadë ndaj arsenikut në ujin e pijshëm në nivele nën standardin rregullator të Shteteve të Bashkuara mund të rrisë rrezikun e sëmundjes ishemike të zemrës me 20%.
Agjencitë kryesore shëndetësore të SHBA-së pajtohen se ka prova thelbësore që ekspozimi ndaj arsenikut, një gjysmë metali pa erë dhe pa shije, rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, shkruan burimi Health News përcjell Gazeta Shneta.
Niveli maksimal i ndotësve për arsenikun në furnizimet me ujë të komunitetit (CWS) është 10 µg/L, kufiri i vendosur nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA). Megjithatë, uji i pijshëm mbetet një burim kryesor i ekspozimit të arsenikut në mesin e përdoruesve të CWS.
Një studim i ri i botuar në revistën “Environmental Health Perspectives”, sugjeron se ekspozimi afatgjatë i arsenikut në nivele nën 10 μg/L mund të rrisë ende rrezikun e problemeve të zemrës.
Ekspozimi i arsenikut për një dekadë deri në momentin e një sëmundjeje kardiovaskulare u shoqërua me rrezikun më të madh. Gjetjet i bënë jehonë një studimi të mëparshëm në Kili, i cili gjeti vdekshmërinë maksimale të infarktit akut të miokardit rreth një dekadë pas një periudhe ekspozimi shumë të lartë të arsenikut.
Ashtu si me hulumtimet e mëparshme, përqendrimet më të larta të arsenikut, duke përfshirë ato mbi kufirin aktual, prekin në mënyrë disproporcionale popullatat hispanike dhe latine, si dhe banorët e lagjeve me status më të ulët socio-ekonomik.
Autorët e studimit bënë thirrje për një diskutim të rinovuar të politikave aktuale dhe standardeve rregullatore, duke theksuar se nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar rreziqet e arsenikut në CWS.
Arseniku klasifikohet si kancerogjen për njerëzit, sepse ka qenë i lidhur me një sërë kanceresh, duke përfshirë fshikëzën, mushkëritë, lëkurën, veshkat, kanalet e hundës, mëlçinë dhe prostatën. Ekspozimi ndaj arsenikut mund të shkaktojë edhe efekte jo kancerogjene, si p.sh trashje dhe njollë e lëkurës, dhimbje stomaku, nauze, të vjella, diarreja, mpirje në duar dhe këmbë, paralizë e pjesshme dhe verbëri. /Gazeta Shneta/


