Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lagështia në sallat e Ortopedisë erdhi nga rrjedhja e kanalizimit, QKUK thotë se do ta sanoj

Lajme 05/11/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lagështia në sallat e operacionit në Klinikën e Ortopedisë ka ardhur si rezultat i rrjedhjes së një gypi të kanalizimit, si dhe mungesë së izolimit të ndërtesës. Këto janë detajet që ka mësuar Gazeta Shneta nga burime brenda klinikës së Ortopedisë.

Në hyrje të bllokut operativ të klinikës është vendosur letra e Inspektoratit Sanitar ku thuhet se këtij shërimi i është ndaluar përkohësisht veprimtaria. Por në fakt vetëm dy nga 4 sallat e klinikës janë jashtë veprimtarisë, shkruan Gazeta Shneta.

QKUK ka konfirmuar se këto dy salla janë jashtë funksionit aktualisht, të cilat janë ndarë me një najlon nga pjesa tjetër. Gazeta ka mësuar se lagështia në këto hapësira ka ndodhur për shkak të rrjedhjes së një gypi të kanalizimit, si dhe mungesës së izolimit.

Zyrtarët e QKUK-së kanë deklaruar se janë duke u marr me rastin dhe ekipet e mirëmbajtjes do ta sanojnë gjendjen. “Në sallat në fjalë janë paraqitur shenja të lagështisë. Ekipet e mirëmbajtjes së QKUK janë duke u marrë me sanimin e problemit. Puna në kliniken e ortopedisë dhe traumatologjisë do të vazhdoj në ditët në vijim me një intenzitet më të ulet”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

QKUK nuk ka treguar se kur pritet të rikthehen në funksion të gjitha sallat dhe sa do të duhet të presin pacientët për të kryer intervenimet.

“Si rezultat i vjetërsisë se objektit ekzistues, dhe pamundësisë se evitimit përfundimtar te problemeve te lartpërmendura, QKUK ka filluar ndërtimin e aneksit te ri modern te klinikes se ortopedisë ku janë planifikuar edhe sallat moderne me hapësira përcjellëse”, thuhet në përgjigje. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakJa si duhet të veproni nëse fëmija juaj ka fytin e skuqur
Artikulli i rradhës Polici vdiq një ditë pas aksidentit, ishte liruar nga Spitali i Pejës në “gjendje të mirë”

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.