Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Polici vdiq një ditë pas aksidentit, ishte liruar nga Spitali i Pejës në “gjendje të mirë”

Lajme 05/11/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sot është bërë një javë nga varrimi i policit, Halil Metaj. Në mesditën e të dielës, Halil Metaj ishte përfshirë në aksident mes dy veturash në fshatin Bellopojë, nga një bashkëvendas i tij. Aksidenti që në shikim të parë dukej tejet serioz, për fat të mirë kaloi pa pasoja në njerëz.

Por, kjo doli të ishte e përkohshme. Halil Metaj u dërgua në spitalin e Pejës në gjendje jo aq të rëndë shëndetësore. Me disa lëndime të lehta, të jashtme, policit të ndjerë iu bënë disa kontrolle në spitalin e Pejës. Pasi ka bërë disa inçizime, Metaj është liruar nga spitali duke i thënë se gjendja e tij është stabile.

Familjarët në kushte anonimiteti tregojnë për gjendjen e familjarit të tyre, disa orë para se të ndërronte jetë. Metaj pas lirimit nga spitali i Pejës, ishte dërguar në shtëpinë e tij në fshatin Shushicë. Natën e të hënës vonë, Metaj ishte ankuar tek familjarët se kishte dhimbje të vazhdueshme te brendshme në gjoks. Për këtë, ai kishte kërkuar që të dërgohej në spital.

Rreth orës 03:00 të mëngjesit, Halil Metaj është dërguar në spitalin e Istogut nga djali i tij. Pasi kishte marrë një infuzion dhe disa ilaçe për qetësim, ai ishte kthyer në shtëpinë e tij. Por, duke mos e ndjerë veten aspak mirë me shëndet, polici i ndjerë i kishte kërkuar djalit të tij që ta dërgonte në spitalin e Pejës dhe mos të futej fare në shtëpi.

Metaj ishte nisur për në Spitalin e Pejës në orët e para të mëngjesit të ditës së martë. Kur ishte afër arritjes në spital, gjendja e tij kishte filluar të përkeqësohej, shkruan Indeksonline.Madje, me tu pranuar në qendrën emergjente në Pejë, gjendja e Halil Metajt ishte përkeqësuar në masë të madhe.

Këto ishin minutat e fundit të jetës së tij pasi që mjekët nuk kanë arritur ta mbajnë në jetë 49 vjeçarin nga Istogu. Duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë, prokurori i rastit ka vendosur që të ndjerit t’i bëhet obduksioni. Vëllai dhe djali i policit të ndjerë, nuk kanë pranuar të flasin para kamerave. Familjarët thonë se janë në pritje të obduksionit dhe më pas do të vendosin për rrugët që do të marrin rreth këtij rasti. Halil Metaj ka lënë prapa katër fëmijë.

Artikulli paraprakLagështia në sallat e Ortopedisë erdhi nga rrjedhja e kanalizimit, QKUK thotë se do ta sanoj
Artikulli i rradhës Pritja e ëmbël filloi në ‘European Clinic’, shtatzënë pas 17 vjet përpjekjesh

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.