Nga 471 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 158 raste të reja me Covid-19.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 13 raste të vdekjeve nga covid-19 shkruan GazetaShneta.
Javëve të fundit, nga rezultatet e postuara nga IKSHPK-ja është vërejtur një rritje e numrit të pacientëve të shëruarve.
Vetëm sot janë shëruar 245 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7,929 raste.
Aktualisht, në vendin tonë janë 12,006 të infektuar dhe 438 viktima./GazetaShneta/