Shëndetësia kosovare sot ka marr një lajm tejet të keq. Një nga ekspertët më të mirë në rajon për fushën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, Dr Behar Kusari, ka ndërruar jetë.
Dr Kusari, pronar i Klinikës Amerikane, ndërroi jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas sulmit në tru që pësoi ditë më parë, shkruan Gazeta Shneta.
Ai qëndroi i shtrirë në QKUK duke luftuar me vdekjen deri më sot. Dr Behar Kusari, i lindur në Gjakovë, arriti të bëj me buzëqeshje qindra mijëra prindër në Kosovë duke iu ndihmuar të bëhen me fëmijë.
Ai është pjesë e elitës evropiane të specialistëve në fushën e sistemit riprodhues dhe ekspert i IVF.
Këtë vit ai hapi qendrën më moderne të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në rajon, Klinikën Amerikane. /Gazeta Shneta/