Donald Trump nuk është i sëmurë mendor, sipas njeriut që krijoi doracakun se si të diagnostikojë sëmundjet mendore.Dr Allen Frances ishte kryetar i Departamentit të Psikiatrisë dhe Shkencave të Sjelljes në Universitetin Duke, kur mbikqyrte grupin e punës për të ndërtuar manualin e sotëm të psikiatrisë.Ai ka qenë i ashpër për presidentin, duke e quajtur atë një narcisist dhe vetë-nxitës i pamëshirshëm.Megjithatë, ai i hedh poshtë rezultatet e ‘diagnozave të kolltukëve’ nga profesionistët e shëndetësisë të cilët pretendojnë se Trump duhet të jetë i sëmurë mendërisht.Sipas Dr Frances, 72-vjeçari nuk i plotëson kriteret për çrregullimin e personalitetit narcisist, çrregullimet delusive dhe çmenduri – sëmundjet që i janë përshkruar më së shumti atij.Duke shkruar për faqen mjekësore STAT News, Dr Frances shpjegon, sipas tij, pse presidenti nuk kualifikohet.