Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka lajmëruar sot të gjithë mjekët e QKMF-së në Viti se rezultojnë negativ dhe se mund të dalin nga izolimi.
Të izoluarit janë tejet mirënjohës ndaj institucioneve që kanë treguar kujdes të veçantë ndaj tyre gjatë këtyre ditëve, transmeton Gazeta Shneta.
Kujtojmë, që rasti i parë me koronavirus ka qenë në Viti, 13 mars, dhe që nga ajo ditë ky staf mjekësor kanë qenë në izolim.
Postimi i plotë nga Dr.Vjollca Kadolli:
Të gjithë punëtorët e QKMF-së në Viti rezultojnë NEGATIV dhe sot dalin nga vetizolimi.
Sapo na lajmeroi IKSHP në Prishtinë.
Në emër timin dhe të gjithë kolegëve të mi dua të falënderoj të gjithë ata që na kanë qëndruar pranë këto ditë, falënderoj institucionet komunale që kanë treguar kujdes të vazhdueshëm, IKSHP, IRSHP dhe MSH.
Gjithashtu, kolegët nga QKMF dhe gjithë Kosova .Falënderim i veçantë për të vetizoluarit që kanë treguar një seriozitet dhe përgjegjshmëri gjatë këtyre dyjavëve.
Vazhdojmë me punë nga e hëna duke respektuar rekomandimet nga IKSHP dhe MSH.
Ne do jemi aty për Ju.
Me respekt,
Dr.Vjollca Kadolli-Halili
Drejtoreshë e QKMF-së në Viti./GazetaShneta/