Ngjarjet e fundit nga bota në lidhje me pandeminë, mund t’i lexoni më poshtë.
OBSH: Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se numri i rasteve të raportuara në Evropë është duke u rritur dukshëm.
India: Rastet në Indi janë duke u rritur përsëri, në 24 orët e fundit, vendi raportoi mbi 97,000 të infektuar.
SHBA: Dr.Fauci ka paralajmëruar se nëse jo të gjithë furnizohen me vaksinë, atëherë kjo nuk do të ndihmojë në uljen e infeksionit.Në lidhje me këtë, zyrtarët nga CDC-ja kanë thënë se duhet 6-9 muaj kohë që populli amerikanë të marrë vaksinën.Ndërkohë, në 24 orët e fundit, në SHBA janë raportuar mbi 36,000 raste të reja me covid-19.
Pfizer raporton në lidhje me potencialin e vaksinës anti covid: Sipas USAtoday, kompania gjermane BioNTech së bashku me gjigandin farmaceutik amerikan Pfizer kanë paralajmëruar rreth potencialit të vaksinës së tyre anti covid.Kompania, gjithashtu shtoi se po zgjeron testimin e saj nga 30,000 në 44,000 njerëz duke përfshirë grupmosha të reja.Sipas të dhënave të lëshuara nga kompania, pjesëmarrësit si të rinjët ashtu dhe të moshuarit, janë ankuar vetëm për dhimbje koke dhe krahësh./GazetaShneta/
Burimi i informacioneve: CNN