Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se situata është shumë serioze në Evropë, pasi numri i rasteve të raportuara është duke u rritur dukshëm.
Drejtori Rajonal i OBSH-së, Hans Kluge, ka thënë se gjysma e vendeve në Evropë kanë raportuar një rritje prej më shumë se 10% të rasteve në dy javët e fundit shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Sipas tij, kjo rritje e rasteve duhet të shërbej si një paralajmërim i asaj që do të vij.
“Në pranverë dhe në fillim të verës në shumë vende janë marrë masat kufizuese, megjithatë numri i rasteve të shtatorit duhet të shërbej si një thirrje paralajmëruese”, shtoi ai./GazetaShneta/