Informacionet e fundit nga bota në lidhje me pandeminë, mund t’i kuptoni më poshtë.
Spanja: Spanja po lufton me një valë të re të virusit e cila shkaktoi më shumë se 700,000 raste shkruan BBC, transmeton GazetaShneta.
Rusia: Në Evropë, vendi më i prekur nga virusi është Rusia, ku tashmë ajo ka të regjistruar 1.1 milion të raste.Në 24 orët e fundit autoritetet raportuan 8,135 të infektuar.
Ukrainë: Zyrtarët në Ukrainë kanë raportuar se vendi ka tejkaluar 200,000 raste me covid-19 të hënën.
Gjermania: Instituti Robert Koch raportoi se gjatë ditës së sotme, vendi ka regjistruar 1,192 raste të reja me covid-19.
India: Më shumë se 6 milion të infektuar janë shënuar tashmë në Indi si pasojë e virusit korona./GazetaShneta/