Në faqen e saj zyrtare, mamia Razije Musa ka treguar në lidhje me rëndësinë e gjumit në zhvillimin e fëmijës suaj.
Sipas mamisë, për të shijuar çdo moment, fëmija juaj duhet të bëj një gjumë kualitativ, pa u penguar nga askush shkruan GazetaShneta.
Si një ndër faktorët kryesor, gjumi aktivizon hormonet e rritjes, rregullon sistemin imunitar dhe në këtë formë fëmija furnizohet me energji të mjaftueshme.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
“Rëndësia e gjumit të mirë shihet edhe në mënyrën e sjelljes së fëmijës, studimet tregojnë se fëmijët që nuk bëjnë gjumë të mirë janë hiperaktiv, nervoz dhe emocional më shumë se zakonisht.
Ndërsa një fëmijë i pushuar mirë është i kënaqur dhe i gatshëm për të luajtur e bashkëpunuar me qetësi.”, thuhet në postim.
Tutje, mamia sugjeron që të mos e pengoni fëmijën tuaj gjatë gjumit për çfarëdo arsyje.
“Mos i zgjoni fëmijët vetëm sepse keni mysafirë, mos i zgjoni fëmijët për të ngrënë ata e dijnë se kur kanë nevojë për gjumë e për ushqim, mos i zgjoni fëmijët me idenë se do të vazhdojë gjumin më vonë lerini të pushojnë dhe sigurojini ambient të këndshëm për të fjetur qoftë në gjumin e natës apo të ditës.”, ka thënë ajo.
Në fund, mamia sugjeron që dhoma e fëmijës suaj të mos ketë dritë, por ajrosje të mirë dhe temperaturë të përshtatshme./GazetaShneta/