Më shumë se 27 milion të infektuar dhe më shumë se 889,000 viktima janë shënuar në mbarë botën, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Lexoni më shumë në lidhje me ngjarjet e fundit nga bota, si pasojë e virusit korona shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Indi: Fatkeqësisht, India tejkalon Brazilin me numrin e të infektuarve dhe për këtë ajo zë pozitën e dytë.Kjo u bë e ditur nga raportimi i rasteve ditore ku gjatë ditës së sotme shënoi mbi 90,000 raste të reja.SHBA mbetet vendi i parë me numrin më të lartë të të infektuarve.
Koreja e Jugut: Koreja e Jugut po zhvillon një test për të zbuluar gripin sezonal dhe covid-19 në të njejtën kohë tek njerëzit, sipas Qendrave të vendit për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC).Për këtë, Ministria e Ushqimit dhe Sigurisë së Barnave të vendit është duke aprovuar testin.
Australia: Qeveria e Australisë ka nënshkruar një marrëveshje prej 1.7 miliardë dollar për të marrë vaksinën falas në momentin e miratimin të saj.Sipas marrëveshjes, Universiteti i Oksfordit, AstraZeneca dhe Universiteti i Queensland/CSL do të sigurojnë të paktën 84.8 milion doza të vaksinave.
Britania e Madhe: Qeveria e Britanisë së Madhe ka parashikuar një mundësi për të larguar karantinimit 14 ditësh.Për këtë, qytetarët priten të izolohen vetëm për një javë, tha Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock.
SHBA: Shënohen më shumë se 31,000 raste të reja të dielen dhe 403 viktima në Shtetet e Bashkuara.Aktualisht, vendi ka 6.2 milion të infektuar dhe 188,941 viktima./GazetaShneta/