Informacionet e fundit nga bota në lidhje me pandeminë në botë.
Francë: Franca raportoi një numër të lartë të pacientëve të hospitalizuar në kujdesin intensiv.
Japoni: Konfirmohen 515 raste të reja dhe 16 viktima në Japoni gjatë 24 orëve të fundit.Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 202 pacientë janë të sëmurë rëndë nga virusi.
SHBA: Raportohen mbi 26,000 raste të reja me covid-19 dhe 434 viktima gjatë 24 orëve të fundit në SHBA.Sipas Universitetit Johns Hopkins, SHBA ka 6.3 milion të infektuar dhe mbi 189,000 viktima.
Kaliforni: Universiteti Publik i San Diegos ka konfirmuar 400 raste me Covid-19 në universitet që nga dita e parë e semestrit, sipas të dhënave.”Më datën 6 shtator Agjencia e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të Qarkut San Diego (HHSA) konfirmoi raste të reja me covid-19 brenda dhe jashtë kampusit, duke sjellë 4 raste të mundshme dhe 396 të konfirmuara”, u tha në faqen zyrtare të universitetit./GazetaShneta/
Burimi i informacioneve: CNN