Ngjarjet dhe informacionet e fundit në lidhje me pandeminë, mund t’i lexoni më poshtë.
Rusia: Raportohen 11,493 raste të reja dhe 191 pacientë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Rusi shkruan BBC, transmeton GazetaShneta.
Ukraina: Autoritetet kanë regjistruar mbi 5,000 raste të reja dhe 93 viktima në Ukrainë.Tashmë vendi ka 4,690 viktima.
Polonia: Janë shënuar 4,280 raste pozitive dhe 76 viktima në Poloni.Aktualisht, vendi ka gjithsej 2,867 viktima.
Sllovakia: Numri ditor i rasteve të infektuara u rrit në 1,037, i cili u konsiderua si numër rekord.
Republika Çeke: Zyrtarët kanë njoftuar se vendi të mërkurën shënoi mbi 5,000 raste të reja.Në lidhje më këtë Ministri i Shëndetësisë pritet të shpall kufizime të reja.
Italia: Italia e ka bërë të obligueshme mbajtjen e maskave në hapësira të jashtme/brendshme dhe në të gjithë vendin.
Gjermania: Kreu i Institutit Robert Koch (RKI), Lothar Wieler, ka thënë se situata aktuale është shqetësuese.Sipas tij nëse vendi nuk respektojnë masat mbrojtëse atëherë numri i rasteve ditor mund të kaloj në 10,000./GazetaShneta/