Që nga dita e enjte pritet të ketë rënie të dukshme të temperaturave.
PrishtinaWeather ka njoftuar se gjatë ditës së sotme pritet të ketë edhe borë në viset malore mbi 2000m shkruan GazetaShneta.
Kurse, moti gjatë fundjavës pritet të jetë:
10.10– moti në mëngjes pritet të jetë i ftohtë, ditën kryesisht me diell dhe më ngrohtë dhe pritet të ketë vranësira kalimtare.
11.10– mot i ngrohtë gjatë ditës dhe kryesisht me diell, me vranësira kalimtare.
“Nga dita e premte maksimalet rriten në 18C deri 21C.”, thuhet në njoftim./GazetaShneta/