Informacionet e fundit nga bota rreth pandemisë covid-19 mund t’i lexoni më poshtë
Gjermania: Një ditë pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel, njoftoi qytetarët rreth masave të reja anti covid, janë regjistruar mbi 23 mijë raste të reja.Kryeministri i vendit, Markus Söder paralajmëroi se do të ketë kufizim nga krishtlindjet e deri më 10 janar shkruan BBC, transmeton GazetaShneta.
Franca: Kryeministri francez Jean Castex pritet të njoftoj rreth vendimeve të reja të ndërmarra për masat anti covid.Vetëm në 24 orët e fundit, Franca shënoi 14,500 raste të reja.
Çekia: Parlamenti çek ka votuar për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 23 dhjetor, pasi vendi shënoi 5,848 raste pozitive – shifra më e lartë në dy javët e fundit.
Sllovakia: Qeveria ka marrë vendim që shkollat dhe shumë nga dyqanet të mbyllen të paktën tre javë nga 21 dhjetori./GazetaShneta/