Ngjarjet e fundit rreth gjendjes pandemike në vendet evropiane mund t’i lexoni më poshtë.
Britania e Madhe: Në Irlandën e Veriut ka filluar një bllokim dy-javor, meqë rast shkollat janë të hapura, kurse disa prej bizneseve janë të mbyllura shkruan CNN, transemton GazetaShneta.
Irlanda: Qeveria ka vendosur të shpall planin për shfuqizimin e masave anti covid të vendosura që nga muaji tetor.
Gjermania: Me rritjen e numrit të rasteve me covid-19, kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë të ditur se kufizimet do të zgjasin deri më 20 dhjetor, varësisht nga gjendja pandemike.Në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 22 mijë raste pozitive, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve është 1,006,394.
Rusia: Në 24 orët e fundit, Rusia regjistroi mbi 27 mijë raste pozitive, ndërkohë totali i rasteve të të infektuarve është 2.2 milionë.
Spanja: Ministri i Shëndetësisë në Spanjë, Salvador Illa, ka bërë të ditur rreth strategjisë së shpërndarjes së vaksinës anti covid.Në krye të listës janë të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuar.Illa tregoi se 2.5 milionë njerëz do të testohen me vaksinën anti covid në fazën e parë, ndërkohë është planifikuar shpërndarja e vaksinës përmes tre fazave.
Finlanda: Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve pozitive në Finlandë është rritur dukshëm gjatë muajit nëntor.Brenda kësaj periudhe janë raportuar mbi 2 mijë raste pozitive.
Italia: Kryeministri italian Giuseppe Conte ka njoftuar se qytetet që ndodhen nën zonën e kuqe së shpejti priten të kalojnë në zonën portokalli dhe të verdhë./GazetaShneta/