Informacionet e fundit rreth pandemisë nga vendet evropiane, mund t’i lexoni më poshtë.
Franca: Dëshmia e një testi negativ do të jetë e obligueshme për udhëtarët që dëshirojnë të qëndrojnë në Francë shkruan CNN.Tashmë, për vendet e Bashkimit Evropian, Franca ka vendosur masa të ashpra për të parandaluar përhapjen e Covid-19, transmeton GazetaShneta.
Gjermania: Mbi 50 mijë viktima si pasojë e Covid-19 janë regjistruar që nga fillimi i pandemsië e deri më sot në Gjermani.
Britania e Madhe: Britania pritet të mbyll kufinjtë si pasojë e përhapjes së varianteve të reja të Covid-19.
Danimarka: Danimarka ka pezulluar përkohësisht të gjitha fluturimet nga Emiratet e Bashkuara Arabe për shkak të çështjeve teknike të testimit për Covid-19.Ky vendim do të hyj në fuqi në mbrëmjen e ditës së sotme./GazetaShneta/