Mëngjesi i sotëm ka qenë i kobshëm për futbollin kosovar dhe familjen Vokrri.
Pas një sulmi në zemër ka ndërruar jetë Fadil Vokrri, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Lajmi është konfirmuar për Gazeta Shneta nga të afërmit e familjes së ndjerit. Mësohet se Vokrri ka pësuar sulm në zemër.
57-vjeçari ka ndërruar jetë në Emergjencën e QKUK-së. /Gazeta Shneta/