Kryetari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës dhe ish-ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, ka thënë se kolegët e tij shqiptarë në mërgatë do ta ndihmojnë Kosovën përmes Kolegjit.
Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ka nisur që një kohë themelimin e degëve të saj jashtë Kosovës, në vende të ndryshme të Evropës.
Latifi sipas një njoftimi të Kolegjit gjatë një interviste në Radio Kosova, ka thënë se mjekët shqiptarë që punojnë në mërgatë do ta ndihmojnë Kosovën dhe shëndetësinë e saj përmes Kolegjit të Kirurgëve.
“Kolegji i Kirurgëve të Kosovës do të hapë degët e saj në Evropë dhe SHBA, dhe ato të jenë konkurrente mes vete se cila do ta ndihmojë më shumë Kosovën për sistemin shëndetësor.”, ka deklaruar Latifi. /Gazeta Shneta/