Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, duke raportuar në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka thënë se ka nënshkruar vendimin për pagesat e kujdestarisë për specializantët. Ndërsa, ka thënë se pagesa bëhet nga Ministria e Shëndetësisë e jo nga SHSKUK-ja.
“Unë e kam nënshkruar sot vendimin për pagesat e kujdestarisë së specializantëve”, tha Latifi.
Latifi tha se Ministria e Shëndetësisë ka bëre listën për furnizimin me barna esenciale teksa shtoi se ky dikastr ka shpenzuar 11.2 milionë euro për barna./Gazeta Shneta