Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se ligji për shëndetësi dhe projekt – ligji për rregullimin e çmimit të barnave dhe produkteve medicinale do të dorëzohen në Kuvend para datës 30 shtator të këtij viti.
“Ligji për shëndetësi dhe projek -ligji, sipas planit tonë duhet të jenë të dorëzuar deri më 30 shtator mirëpo ne do të bëjmë edhe më herë për shkak se kemi bërë avansime të shkëlqyera. Projekt -ligji për shëndetësi është në finalizim dhe në mënyrë që të procedohem më tutje sipas rregullores”, tha ai gjatë fjalimit të tij në vazhdimin e Seancës së Kuvendi të Kosovës.
Ministri theksoi se draft -ligji për shëndetësi është ligji që do të mundësojë transfomimn e shëndetësisë. Sipas tij do të ulë dërgimin e pacientëve për trajtim jashtë vendit pasi që do të mundësohet avansimi klinik i mjekëve dhe infermierëve në nivel vendi.
“Do të fillojmë nga klinika e traumës deri në trasplantim të organeve”, shtoi ai.
Kosova nuk ka klinik të traumës gjithashtu në asnjë institucion shëndetësorë nuk mund të bëjhet transplanti i organeve.
Gjatë senacës gjithashtu është diskutuar edhe për projek- ligjin për rregullimin e çmimit të barnave dhe produkteve medicinale të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, por ky projek – ligj nuk është përkrahur nga partia në pushte, Lëvizja Vetëvendosje. /Gazeta Shneta/
Kuvendi nuk e miraton projekt – ligjin për rregullimin e çmimit të barnave medicinale