Ministria e Shëndetësisë ka organizuar sot një takim me organizata të qeverive të huaja të cilat ndajnë donacione tash e disa vite në Kosovë.
Këtë takim po e drejton ministri Rifat Latifi, i cili në fjalën e tij ua ka treguar donatorëve nevojat dhe kërkesat për përmirësimin e shërbimeve shëndetesore në Kosovë shkruan Gazeta Shneta.
Latifi është fokusuar në mungesën e një qendre për trajtimin e traumave si dhe djegieve.
Ai po ashtu ka folur edhe për avancimin e shërbimeve të nerukirurgjisë dhe onkologjisë. Latifi ka treguar edhe për nevojën e avancimit të shërbimeve të laparaskopisë në QKUK.
Kardiokirurgjia adulte dhe pediatrike poashtu ka qenë një nga temat që ka folur ai. Megjithatë ai ka përmendur edhe mungesën e anesteziologëve si një nga çështjet për mungesën e shërbimeve.
Ministri në fund ka thënë se QKUK është renovuar disa herë, andaj ka shtruar diskutimin nëse duhet menduar për një spital të ri, duke theksuar këtu edhe spitalin e Prishtinës. /Gazeta Shneta/




