Shërbimi i Radiologjisë në Klinikën e Onkologjisë nuk është duke u ofruar për pacientët me kancer për shkak të dëmtimeve të aparaturës nga reshjet e shiut i cili ka depërtuar brenda bodrumit të kësaj klinike.
Gjatë kësaj dite Klinikën e Onkologjisë e ka vizituar Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, për të parë nga afër situatën e krijuar.
Latifi gjatë kësaj vizite bëri të ditur se janë në konsultime me Ministrinë e Shëndetësisë së Shqipërisë për ofrimin e shërbimeve Onkologjike në Shqipëri. Ai gjithashtu ka theksuar se është e mundur që bisedime të tilla të bëhen edhe me shtetet tjera rajonale.
“Ministri Latifi, veçoi se deri sa ne presim vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në aparaturat e Klinikës së Onkologjisë, në ndërkohë jemi duke biseduar me Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Shqipërisë, për ofrimin e shërbimeve Onkologjike të pacientëve tanë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Nga Ministria e Shëndetësisë gjithashtu bëjnë të ditur se 233 pacientë kanë qenë në pritje dhe njëherish në trajnim në këtë Klinikën e Onkologjisë.
Klinika e Onkologjisë është e vetmja klinik në Kosovë e cila ofron shërbime për pacientët me kancer. /Gazeta Shneta/