Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A do ta lënë punën tre specialistë të ORL-së në QKUK, mjekët thonë se po e shqyrtojnë vendimin

Lajme 07/07/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Klinike Universitare e Kosovës po përballet me një trend të ikjes së specialistëve me përvojë.

Kjo situatë ka ndodhur për shkak të mos realizimit të kërkesave të kahmotshme të mjekëve për rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës. Ndërsa tani janë shtuar opsionet për specialistët me hapjen e disa spitaleve private, të cilat po i joshin mjekët me paga të larta, shkruan Gazeta Shneta.

Me një situatë të ngjashme është duke u përballuar edhe Klinika e ORL-së në QKUK.

Sipas burimeve të Gazetës Shneta, tre specialistët, Afrim Heta, i cili ka qenë edhe ud. drejtor në këtë klinikë, Xhevdet Latifi dhe ish-drejtori i klinikës Hajdin Thaçi, po e shqyrtojnë dorëheqjen nga pozitat e tyre në QKUK.

Specialisti, Afrim Heta, thotë se për momentin është në pushim por është duke e shqyrtuar vendimin. “Për momentin jam në pushim vjetor , jam duke e shqyrtu vendimin”, tha ai në një përgjigje për Gazetën Shneta.

Vendim definitiv për ndërrim të punës nga QKUK për në privat nuk ka marrë ende as specialisti tjetër i ORL-së, Hajdin Thaçi, “Jo” u përgjigj shkurtimisht ai në pyetjen nëse ka marrë vendim apo jo.

“Asgjë nuk kam vendosë dhe po më vjen çudi se çfarë rëndësie ka ky vendim i imi, edhe nëse marrë”, u shpreh për Gazetën Shneta, specialisti Xhevdet Latifi.

Gjatë muajit prill 2022, Klinika e Anesteziologjisë në QKUK mbeti me dy anesteziologe më pak për shkak se Venera Agani dhe Sebahate Gashi, specialiste të anesteziologjisë, dhanë dorëheqje nga kjo pozitë.

“Unë që dy vite nuk kam kujdestaru për shkak të problemeve shëndetësore. Edhe orari i paraditës ka qenë shumë i ngarkuar, sidomos në këtë kohë. E di që kemi mungesë të anesteziologëve. Kam kërkuar pushim pa pagesë por nuk më kanë pranuar. Unë punojë që 25 vite dhe në vend se të shkojmë duke i përmirësuar kushtet, ato vetëm se po përkeqësohen. Nuk kam mundur të vazhdojë më tutje edhe për shkak të çështjeve personale”, pati thënë Agani në një përgjigje për Gazetën Shneta, duke theksuar se do të vazhdojë të punojë në sektorin privat.

Kujtojmë se edhe në vitin 2020 pesë anesteziologë e kanë lënë punën në QKUK. Numri i anestezistëve dhe intensivistëve në Kosovë është mjaft i vogël për shkak të mungesës së konkursit për specializime nga viti 2016 deri në vitin 2021.

Konkursi i fundit është shpallur në kohën kur ministër i Shëndetësisë ka qenë Armend Zemaj nga LDK. Në këtë konkurs u pranuan rreth 1500 specializantë të rinj, për çka Zemaj u kritikua për shkak të mungesës së kapaciteteve në spitale për edukimin e tyre. /Gazeta Shneta/

Edhe dy anesteziologe e lënë punën në QKUK, dy të tjerë pritet të pensionohen

Artikulli paraprakLatifi viziton Onkologjinë, MSH: Jemi në bisedime me Shqipërinë për shërbimin e radioterapisë
Artikulli i rradhës Ministri Latifi, vizitoi fabrikën e prodhimit të produkteve medicinale, Trepharm

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.