Në 24 orët e fundit në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, kanë kryer lindjen 29 nëna.
Dy prej tyre kanë sjellë në jetë fëmijë binjakë, shkruan Gazeta Shneta.
Në raportin e klinikës janë shënuar 16 bebe të gjinisë mashkullore dhe 15 femra.
Me operacion cezarian kanë kryer lindjen vetëm pesë nëna, ndërsa 17 gra kanë hyrë në sallën e lindjes për herë të parë. /Gazeta Shneta/