Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prindërit shqiptarë ia vënë emrin vajzës Ndalesa për një arsye të çuditshme

Lajme 02/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Prindërit shqiptarë vazhdojnë të besojnë në bestytni të ndryshme kur bëhet fjalë për fëmijët. Veçanërisht ata prindër që kanë vetëm fëmijë të gjinisë femërore, bëjnë çmos që në të ardhmen t’ju vijë në jetë një foshnjë djalë.

Duke qenë me traditë patriarkale, djali simbolizon trashëgiminë që do ta përcjellë familjen, do të kujdeset për prindërit kur të rritet pasi vajza besohet se është “rob” i huaj. Kështu prindërit shqiptarë nganjëherë bëjnë edhe veprime të pakuptimta.

Së fundmi në rrjetet sociale ka qarkulluar një diskutim ndërmjet një nëne e cila kishte lindur djalë pas pesë vajzave, dhe një komentuese e cila për kureshtje e pyet nënën për emrin e vajzës së pestë, së cilës prindërit ia kishin vënë emrin Ndalesë, shkruan Gazeta Shneta.

Pasi komentuesja e pyet nënën pse ia kanë vënë këtë emër, ajo përgjigjet: Pse janë pesë motra e vetëm një vëlla, e kanë për mu ndal vajzat për me lind djalë; Komenti: Edhe pas Ndalesës është djali a?; Po djalë edhe Tarzan bile!, përgjigjet ajo.

Prindërit kanë besuar se pasi t’ia vënë emrin Ndalesa vajzës së pestë, ardhja në jetë e vajzave do të ndalet dhe do të vijojnë djemtë. Nëna ka shkruar në komente se vajza është e lumtur me këtë emër.

Vitin e kaluar në Kosovë kanë lindur 23 mijë e 402 fëmijë, prej tyre 11 mijë e 81 vajza dhe  12 mijë e 321 djem. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakÇfarë duhet të bëjnë çiftet nëse duan të kenë vajzë
Artikulli i rradhës Lejleku i QKUK-së: E diela ishte ditë e binjakëve në Gjinekologji

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.