Lejleku i QKUK-së: Sa fëmijë kanë lindur në Gjinekologji

2018-05-31 në ora 09:37

Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, gjatë ditës së djeshme kanë kryer lindjen 33 nëna.

Një prej tyre ka sjellë në jetë fëmijë binjakë. Në total numri i bebeve është 34, shkruan Gazeta Shneta.

Në raportin e klinikës janë shënuar 18 bebe meshkuj dhe 16 femra.

Me operacion cezarian kanë lindur fëmijët nëntë gra.

Ndërsa për herë të parë kanë lindur fëmijë 10 nëna. /Gazeta Shneta/