Gabimi i Adelina Ismailit me djalin e saj Uliksin, nuk duhej ta bënte

2018-05-31 në ora 09:52

Këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Ismaili ka bërë një gabim me djalin e saj Uliksin. Por këtë gabim nuk e ka bërë vetëm ajo, ka edhe shumë këngëtare tjera që kanë bërë të njëjtën.

Adelina ka puthur Uliksin në buzë, gjë që nuk preferohet fare nga ekspertët. Ajo, sikurse edhe disa këngëtare tjera, po e bëjnë këtë veprim që për një psikologe konsiderohet si konfuzion tek fëmijët. Dr. Charlotte Reznick, psikologe në Universitetin e Kalifornisë, ka thënë se ky fenomen mund të shkaktojë konfuzion te fëmijët.

“Nëse filloni t’i puthni fëmijët tuaj në buzë kur janë të vegjël, atëherë kur ndaleni? Kjo është tejet konfuze. Fëmijët rriten dhe nuk qëndrojnë gjithmonë bebe. Kur arrijnë moshën 5 apo 6 vjet, ata janë të vetëdijshëm për trupat dhe seksualitetin e tyre. Pra, ata edhe mund të stimulohen seksualisht nga një puthje në buzë”, ka thënë Reznick.

Për një fëmijë, ky lloj i puthjes është tejet konfuz. Ai i sheh nënën e babanë duke u puthur, pastaj Mami dhe Babi vijnë dhe të njëjtën gjë e bëjnë te fëmija. Pra, nëse veç e puthni vajzën apo djalin tuaj në buzë, atëherë duhet të dini kur ta ndalni këtë fenomen, edhe pse jo të gjithë fëmijët zhvillohen dhe piqen në të njëjtën kohë – gjë që e bën të vështirë përcaktimin e një moshe kur duhet ta ndalni këtë dukuri.