Bekim Jashari, hoxha nga Podujeva ka folur për atë se do të pastrohen personat të cilët vdesin nga koronavirusi në Kosovë.
Viktima e parë e shënuar nga koronavirusi vije pikërisht nga komuna e Podujevës, hoxha ka deklaruar se të ndjerit i ishte kryer të gjithë proceset nga Klinika Infektive në QKUK.
“Për momentin ne kemi një rast që ka ndodhur dje në komunën e Podujevës, një i vdekur nga koronavirus dhe ceremonia e varrimit është kryer në një rreth familjar të ngushtë dhe me prezencën e imamit, theksojë që nga klinika Infektive i vdekuri në bazë të asaj që ne e dimë i është kryer i tërë procesi që duhet për një të vdekur, sepse ne duam që të shpresojmë që të prekurit nga ky virus të shërohen duke mos dashur të mendojmë më të keqen”, ka thënë Jashari.
Hoxhë Jashari bëri me dije se Bashkësia Islame e Kosovës është duke e ndjekur me vëmendje çështjen e koronavirusit COVID-19, gjithashtu shtoi se janë duke i pasur maksimalisht parasysh rekomandimet e dhënë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Kosovë.
Intervista me hoxhën, Bekim Jashari është realizuar në bashkëpunim mes Gazetës Insajderi e Gazetës Shneta.
Ndërkaq se çfarë rekomandime kanë dhënë nga Instituti i Patologjisë ndiqni storien e plotë: