Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lejoni femijët të ndërtojnë botën e tyre

Jetë 14/08/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Portrait of two parents lying on the bed while kissing their baby boy under a blanket
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Si çdo prind , gjithmonë dëshiron ta ketë afër fëmijën e tij në çdo rast.Mirëpo, edhe fëmijës i duhet pak kohë që t’i ndjek këshillat e marra nga ju , prindër!

Lidhja që krijohet me fëmijët tanë është aq e veçantë, saqë ne shpesh tentojmë të bëjmë gabimin që gjithmonë t’i dëshirojmë ata pranë nesh, t’i mbajmë afër, t’i mbrojmë. Problemi lind kur, megjithatë, një fëmijë rritet me bindjen se ai nuk mund të bëjë pa prindërit dhe heq dorë nga udhëtimi i zbulimit. Nëse i doni fëmijët tuaj, dërgojini larg, le ta njohin botën shkruan Kultplus , transmeton GazetaShneta.

Mundësi

Mund të jetë e frikshme, është e vërtetë, por mundësitë e mëdha për rritje për fëmijët nuk janë gjithmonë nën syrin vigjilent të nënës dhe babait. Duhet të jemi prindër të guximshëm dhe t’i ftojmë fëmijët të bëhen të rritur, duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë që jep jeta për ta, edhe mijëra kilometra larg shtëpisë.

Pavarësi

Shtytja e fëmijëve tuaj që të shkëputen nga foleja është dhurata më e madhe që ju mund t’u jepni: të mësojnë për të pranuar sfida pa nënën dhe babanë. Pavarësia është një dhuratë e madhe që ju do të duhet t’ua jepni fëmijëve tuaj, për të shkuar përpara pa ndihmën e askujt.

Eksplorim

Shtytja e fëmijëve tuaj për të bërë një përvojë të largët, edhe para moshës 18 vjeçare, është dhurata më e madhe që ju mund t’u jepni: festat e studimeve, ose praktikat jashtë vendit. Është një mundësi e jashtëzakonshme për të eksploruar, për të takuar njerëz të rinj dhe për të stimuluar mendjen.

Rritje

Fëmijët duhet ta përjetojnë realitetin nga e para, pa filtra, për të mësuar dhe për të ecur në mënyrë të pavarur. Rritja reale përbëhet nga eksplorimi dhe liria. Rreziku i strehimit të fëmijës nën çatinë e një shtëpie është që një ditë, kur shkon për të zbuluar botën, nuk do të jetë në gjendje ta përballojë atë.

Njohuri

Në mënyrë që fëmijët tuaj të realizohen në jetë, personalisht dhe profesionalisht, ata do të duhet të zhvillojnë shkathtësi që vetëm udhëtimet dhe përvoja jashtë shtëpisë mund t’i japin: fleksibiliteti, përshtatshmëria, njohuria shoqërore dhe kulturore, kurioziteti dhe komunikimi.

Shkëmbim kulturor

Nëse keni guximin t’i dërgoni fëmijët larg shtëpisë, ju do t’u ofroni mundësi për një shkëmbim kulturor që do t’i pasurojë përgjithmonë. Ata do të zhyten në një gjuhë të re, do të bëjnë miq të rinj dhe do të bien në kontakt me zakonet dhe traditat që ndryshojnë shumë nga ajo që dinë./Kultplus

Artikulli paraprakA duhet t’i lini njerëzit të puthin fëmijën tuaj – Një nënë nuk mendon kështu
Artikulli i rradhës Cilët persona duhet të kenë më së shumti kujdes nga temperaturat e larta

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.