Një zbulim i jashtëzakonshëm ka treguar se lëkura ka një sistem imunitar të veçantë, që e lejon të prodhojë antitrupat e saj në mënyrë autonome, pa u varur nga sistemi imunitar i gjithë organizmit.
Studimi është rezultat i kërkimeve nga Universiteti Stanford dhe Instituti Kombëtar Amerikan për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, të publikuara së fundmi në revistën prestigjioze Nature, shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Eksperimentet me kavie laboratorike treguan se lëkura, kur bie në kontakt me baktere, nxit aktivizimin e qelizave B, të cilat janë të domosdoshme për prodhimin e antitrupave. Ky proces i pavarur mundëson një mbrojtje imunitare unike, duke e bërë lëkurën të veprojë si një organizëm më vete.
Ky zbulim hap rrugën për zhvillimin e vaksinave të reja, të cilat mund të aplikohen drejtpërdrejt në lëkurë në formë pomade, duke shmangur përdorimin e ageve tradicionale. Kjo qasje jo vetëm që mund të përmirësojë efikasitetin e vaksinave, por edhe të reduktojë frikën dhe shqetësimin e lidhur me injektimet.
Kërkimet e mëtejshme në këtë drejtim mund të revolucionarizojnë mënyrën se si i mbrojmë trupat tanë nga kërcënimet specifike, duke përdorur fuqinë unike të lëkurës për të forcuar sistemin imunitar./ Gazeta Shneta/


