Një 15 vjeçar ka pësuar lëndime të rënda në njërën nga pishinat e Mitrovicës. Natyra e lëndimit ende nuk është verifikuar, megjithëse po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili thotë se policia ende nuk ka mundur ta identifikojë viktimën.
“15 vjeçari është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që gjendja e tij ishte e rëndë. Deri më tash nuk dihet identiteti i tij”, tha Zahiti.