Rrëfimi i gruas shqiptare: Po mendoj të divorcohem edhe pse jam shtatzënë

2018-06-03 në ora 20:00

Një grua shqiptare, në njërin e forumeve të destinuara për diskutim të problemeve të natyrave të ndryshme tek nënat, ka rrëfyer vështirësitë që po i has në martesën e saj.

Aktualisht, ajo tregon se është shtatzënë por që e ka menduar disa herë divorcin, ngase burri i saj vuan nga sëmundja mendore e skizofrenisë, e që si rrjedhojë, ky i fundit po e mbyll gruan në shtëpi, shkruan Gazeta Shneta.

“Tani jam 3 muajshe shtatezane edhe rrezik deshtimi burri me thot shtiresh se doktorret ate pune kane”, rrëfen gruaja.

Sidoqoftë, gratë e tjera të antarësuara në këtë forum, ia kanë rekomanduar divorcin, si zgjidhje e vetme, sipas tyre, për t’u liruar përfundimisht nga vuajtjet./Gazeta Shneta/