Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Leo 7-vjeçar kërkon ndihmën tuaj për të mos u paralizuar

Jetë 02/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ky është Leo Cakoni, 7-vjeçari nga fshati Kalivaç i Njësisë Administrative Baz në Bashkinë e Matit i cili vuan nga një sëmundje e rrallë. Ai nuk mund të shkojë në shkollë si të gjithë moshatarët e tij për shkak se nuk mund të ecë e të qëndrojë në këmbë për një kohë të gjatë.

Pasi lindi Leo 7 vjeçar u diagnostikua me anemi të theksuar e cila bëri që më vonë t’i shtoheshin problemt e tjera.

Nëna e Leos, Loriana e vuan më shumë sëmundjen e djalit të saj duke e parë në këtë gjendje. Ajo na tregon se i ka bërë disa vizita, por mjekët nuk ia kanë përcaktuar ende sëmundjen e rrallë të djalit 7 vjeçar, ndërsa ai çdo ditë humbet fuqinë për të përdorur këmbët, shkruan BalkanWeb.

“Që në moshë të vogël djali ka ardhur i pa zhvilluar, probleme veç anemi më kanë thënë. I kam marrë shumë ilaçe, vitamina, ilaçe kockash ka marrë por prapë çohet me vështirësi. Të Tiranë na thanë që ka sëmundje muskujsh”, shprehet nëna e tij.

Për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike, Loriana thotë se e ka të pamundur të kryejë vizita të tjera, ndërsa me lot në sy shpreh frikën se djali i saj mund të paralizohet.

“Nuk dihet se çfarë sëmundje është, kërkoj të na ndihmojë kush të ketë mundësi që t’i bëjmë ca analiza”,- thotë e ëma me lot në sy.

Gjyshja e Leos, Hanke Cakoni thotë se familja e djalit të saj prej katër anëtarësh, jeton vetëm me 5 mijë lekë të reja ndihë ekonomike. Ajo shton se me aq lekë nuk mund ta shërojë Leon 7 vjeçar.

“S’ka të ardhura e shkreta ku ta shërojë, vetëm me 50 mijë lekë jetojnë. Unë kërkoj ta ndihmojnë atë fëmijë që të ecë sit ë gjithë të tjerët”,- thotë gjyshja.

Megjithëse me shumë vështirësi për të lëvizur këmbët, Leo na përcjell deri jashtë banesës me shpresën se dikush do ta ndihmojë që edhe ai të ketë mundësinë të ecë e të jetojë jetën si gjithë fëmijët e moshës së tij.

SHËNIM: Të gjithë ata që kanë dëshirë dhe mundësi për të ndihmuar djalin 7-vjeçar, mund të kontaktojnë me babin e tij, Xhevahir Cakoni në këtë numër telefoni: 0685254740.

https://vidnews.net/video/1549050205145?utm_source=noa.al&utm_medium=logo&utm_campaign=player-controller-logo

Artikulli paraprakSekreti i bukurisë pa përdorimin e ‘make up’-it
Artikulli i rradhës Një super-foto shtatzënie nga Elita Rudi

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.