Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Leonard Muja, djali i agjës së deputetit Armend Muja kandidat për drejtor në Spitalin e Mitrovicës

Lajme 28/02/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Konkursi për drejtor të Spitalit të Mitrovicës është në proces e sipër dhe ende nuk dihet se kush do ta marr këtë pozitë nga pesë kandidatët

Leonard Muja, specialisti i pulmologjisë është djali i agjës së deputetit të Lëvizjës Vetëvendosje, Armend Muja. Ai është një nga pesë kandidatët për drejtor të Spitalit të Mitrovicës, shkruan Gazeta Shneta.

Gazeta Shneta ka telefonuar kandidatin, Leonard Muja, për të marrë një deklaratë në lidhje me atë se sa do të ndikoj në garën për të parin e spitalit lidhja familjare e tij me deputetin, mirëpo ai thotë se asnjë arritje e tij deri më tani në profesionin e tij nuk ka qenë dhe nuk është e ndërlidhur me djalin e agjës së tij – deputetin e LVV- së, Armend Muja.

Dr. Leonard Muja (Foto: Atdhe Mulla – Kosovo 2.0)

“Po djal të agjës e kam (deputetin Armend Muja) por çka ka lidhje kjo. Jam specialistë i mushkërive më shumë se 10 vite, jam doktor i përgjithshëm dhe kam punu në sektorin e emergjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë për tetë vite. Kam qenë tre vite e gjysmë shef në sektorin e emergjencës”, sqaron ai, përderisa thekson se deputeti e ka kuptuar kandidimin e tij për drejtor nga mediat.

Ai thotë se fal punës së tij ka arritur të bëhet kryeshef i emergjencës në QKMF të Mitrovicës “të gjitha këto dhe përvojën time si pulmolog për më tepër se dy vite i kam pa asnjë merit nga Armend Muja”, shprehet ai për Gazetën Shneta.

Në garë gjithashtu është Luljeta Zhubi, e cila aktualisht mbanë postin e drejtoreshës në këtë spital,  Sanije Sekiraqa, Vjollca Selmani dhe Sadri Pllana.

Konkursi për gjashtë drejtor të spitaleve rajonale është hapur në fund të dhjetorit të vitit të kaluar. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPërhapja e diabetit në Kosovë, rreth 8% e popullatës me këtë sëmundje
Artikulli i rradhës Funksioni i acidit folik në konceptimin e shtatzënisë, kjo është doza e rekomanduar 

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.