Diabetes mellitus, ndryshe i njohur si diabeti, është një sëmundje kronike e shkaktuar nga nivelet e larta të glukozës në gjak gjatë një periudhe të gjatë kohore.
Sëmundje kjo e cila ka filluar të përhapet mjaft shumë në dekaden e fundit.
Gjithsesi, numri i të prekurve nga diabeti është rritur në tërë botën dhe jo vetëm në Kosovë.
Në një intervistë për Gazetën Shneta, endokrinologu dhe diabetologu, Adem Rama tregoi se diabeti si sëmundje në vendin tonë çdo vit numri i personave të prekur nga kjo sëmundje po rritet.
“Diabeti si sëmundje kronike jo infektive zë vendin e dytë në botë, po ashtu edhe në Kosovë për nga numri i pacientëve, çdo vitë kjo sëmundje edhe në Kosovë rritet për nga numri i rasteve të reja. Në Kosovë kemi diku 7-8% te popullatës me diabet si dhe diku 2-3% të popullatës me diabet të fshehur. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve me diabet të diagnostifikuar, në Kosovë dominojnë pacientët me diabet mellit tip 2 dhe më pak jane ata me diabet tip 1. Pra diabeti në Kosovë është shumë i përhapur dhe me tendencë të përhapjes edhe me të madhe si në të gjitha vendët e botës”, u shpreh Rama.
Sipas të dhënave nga vitët e fundit, mendohet se në Kosovë ka pasur një paraqitje me të shpeshtë të diabetit të tipit 2, formë kjo e cila përfshinë persona mbi moshën 50 vjeçe, por sipas endokrinologut ky lloj diabeti ka filluar të haset edhe te mosha më të reja se 50.
“Kohët e fundit kemi paraqitjen e diabetit tip 2 në moshat 30-50 vjeç, që nuk ka qenë përpara, zakonisht është lajmeruar kjo formë e diabetit te mosha mbi 50 vjeçe dhe shenjat që mund të lajmerohen te kjo formë e diabetit janë, pirja e tepert e ujit, urinim i shpesht natën dhe apetit i shtuar me humbje në peshë, si shenja me tipike”, theksoi ai.
Tutje Rama thekson se për të parandaluar këtë sëmundjë, pra formën e diabetit të tipit të dytë, njerëzit duhet të kenë kujdes në stilin se si e zhvillojnë jetesën, pesha trupore duhet të jetë e mirë, si dhe përcjellja e vazhdueshme e analizave të glikemisë të pacientët që ndihën më të rrezikuar, raste si ata që kanë tashmë dikë në familje me diabet.
Pasi siç thekson Rama ekzistojnë faktor të ndryshëm që sjellin këtë formë të diabetit, e një ndër ta është edhe gjeni trashëgues.
“Nga faktorët që më së shumti ndikojnë në paraqitjen e diabetit tip 2 janë, gjentika, obeziteti ( mbipesha), jeta sedentare ( me pak aktivitet) dhe mos të harrojmë stresin si pjesë përbërëse e kësaj periudhe të jetës moderne”, tha Rama.
Ndër të tjera ai tregon se në Kosovë trajtimi i pacientëve nga kjo sëmundje është si në vendet e tjera të botëspor me disa mangësi në aspektin teknik. Kurse terapia me insulinë të pacientat qe kanë nevojë ordinohet nga ana e endokrinologut sipas protokoleve të fundit si dhe te pacientët që janë për terapi orale apo medikamentoze ordinohen medikamente sipas pacientit me karakteristikat e tij individuale./Gazeta Shneta.