Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Letër emocionuese e vajzës 4 – vjeçare : Më pëlqen të di se çfarë ndodh rreth meje..

Jetë 18/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kopshti është një fillim i mbarë për fëmijët , mirëpo jo për të gjithë.Për Fibin, një vajzë 4- vjeçare , e cila ka dëmtim në shikim është sfiduese kjo pjesë.

Edhe pse i pëlqen shumë që të bëjë miq të rinj dhe të bëjë të njëjtat gjëra që fëmijët e tjerë zhvillojnë në moshën e saj, ndonjëherë mund të jetë pak më e vështirë për bashkëmoshatarët e saj, dhe për të rriturit që ta kuptojnë shkruan pernenat.al , transmeton GazetaShneta.

Kjo është arsyeja pse ajo dhe nëna e saj, Obri vendosën të shkruajnë një letër për t’jua dërguar në shtëpi të gjithë shokëve të kopshtit në javën e parë të shkollës.

Letra e plotë:

“Përshëndetje, emri im është Fibi. Unë jam në klasën e Z. Boyd me fëmijët tuaj dhe kam dashur të dërgoj në çdo shtëpi një shënim për të gjithë shokët e kopshtit në rast se ata kanë ndonjë pyetje për mua. Kopshti është një hap i madh për të gjithë ne, por unë jam shumë nervoze pasi shikimi im është i dëmtuar. Unë shoh afër dhe shoh ngjyra nëse përpiqem fort por pjesën më të madhe të gjërave e shoh turbullt. I përdor shumë duart e mia sepse ndjesia e kontaktit më jep shumë informacione, njëlloj sikur të ishin sytë e mi. Kam një dëgjim të mrekullueshëm dhe mund të identifikoj shumë tinguj. Nëse nuk e njoh një tingull unë do të pyes se çfarë është, por mos hezitoni të më tregoni sepse unë dua të di / të mësoj rreth tingujve të rinj. Unë jam me të vërtetë e mirë në njohjen e zërave – zakonisht mund të them se kush është në dhomë thjesht duke i dëgjuar zërin. Do t’ju lutesha që të më afroheni dhe të më përshëndesni ose të më prezantoheni nëse nuk ju njoh. Kështu do ta njohim më mirë njëri-tjetrin.

Ndonjëherë mund të kem nevojë për një ndihmë të vogël për disa gjëra, por një herë ndoshta do t’ju duhet të më mësoni pasi unë jam në gjendje të bëj shumicën e gjërave për veten time. Problemet e mia me shikimin nuk më ndalojnë të bëj të gjitha gjërat që bëjnë fëmijët në moshën time. Unë mund t’ju jap disa shembuj: Më pëlqen të luaj në rërë jashtë, të rrëshqas në rrëshqitëse, të hipi në biçikletë me tre rrota. Në fillim nuk isha e sigurt për daljen në natyrë por sapo mësuesit e mi më nxorën jashtë dhe më përshkruan se ku ndodhej gjithçka, u ndieva rehat dhe nuk kisha nevojë për ndihmë. Shkoj rrëshqas, ndërtoj kuaj prej rere dhe i jap biçikletës vetë. Një gjë që nuk mund të bëj është se nuk e kap dot topin ose të luaj lojëra sportive dhe nuk është e nevojshme të më ftoni në të tilla sporte.

Ju do të më shihni që unë eci duke përdorur një shkop të bardhë. E përdor këtë shkop pasi dua të jem e pavarur. Ai më ndihmon për të më dhënë shumë informacione rreth gjërave që ndodhin përreth dhe më mban të sigurt.

Unë jam shumë e mirë në përdorimin e shkopit tim dhe unë nuk kam nevojë për ndonjë ndihmë.

Më pëlqen të di se çfarë ndodh rreth meje, prandaj ju lutem mos ngurroni të më jepni përshkrime, sepse nuk shoh gjithçka. Unë bëj pyetje shumë sepse duhet ta di.

Unë po të dërgoj këtë shënim, sepse i dua shokët e rinj dhe dua të bëj gjithçka që mundem për t’u bërë shoqja jote.

Të lutem mos ki frikë të më afrohesh dhe nëse nuk je i sigurt për diçka mund të pyesësh mamin ose babin tim. Ata nuk do të ofendohen nga pyetjet tuaja por do t’ju vlerësojnë që po interesoheni.

Faleminderit për kohën që ju desh për të lexuar letrën time.

Me dashuri, Fibi. “ /pernenat

Artikulli paraprakCiara vallëzon me këngën e famshme për fëmijë “Baby Shark”
Artikulli i rradhës “Çdo fëmijë është unik , mos i krahasoni ata “

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.