Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Letër një nëne që i dhunon dy vajzat e saj: Më trishton dora jote që ngrihet mbi fëmijët

Jetë 01/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një person nuk po mund të pajtohet kurrsesi me egërsinë e një nëne ndaj vajzave të saj.

Andaj ka vendosur që ta publikoj një letër anonim ku i kërkon nënës që të mos përdorë dhunën dhe të bëhet më e dashur për fëmijët e saj, transmeton Gazeta Shneta.

Më poshtë lexoni letrën e plotë:

Po të shkruaj sepse po e kuptoj sesa e vështirë është për ty me me dëgju e për mua të të flas. E di sesa e vështirë është kur dikush të kritikon, unë kurrsesi nuk pretendoj se i dua bijat e tua më shumë se ti, askush nuk mund t’i doje me shumë se ti, por askush nuk po i dëmton më shumë se ti.

Të siguroj se ajo që më pak iu dhëmb sa herë që i godet është trupi. Ajo thuper e madhe që mban ti do iu ngelet gjithmonë në kujtesë dhe ti do iu mbahesh mend si nënë që i rreh, i mallkon, i kërcenon, se si i mbyll në banjo e shumë gjëra si këto. Se di nese e ke pyet najherë veten pse ato janë ba të dhunshme me njëra- tjetrën e me ty, mendoj se duhet ta kuptosh se fëmijët bëjnë ekzaktësisht atë që bëjnë prindërit, ato rrahin njëra-tjetrën se i rreh ti, nëse ti do t’i puthje, do i përqafoje apo thoje më shumë fjalë të bukura të njejtën gjë do bënin edhe ato.

E di se ti përpiqesh dhe je një nënë e kujdeshme përsa i përket ushqimit dhe pastërtisë, nuk mundem kurrsesi të mohoj dashurinë e madhe që ke për to, por më lejo motër e dashur të të them se nuk është e tillë dashuria, nuk mund t’i puthësh pasi ke ngritur dorë, nuk mund ti përqafosh pasi i ke trëmbur, ti duhet të bësh vetem të parat e më lejo gjithashtu të të them se nuk është vetëm kjo detyra e një nëne.

Një nënë duhet t’i doje, t’iu japë siguri, t’i mbështesë e sidomos t’i edukoje fëmijët e saj. Bijat e tua kanë nevojë që ti t’i duash, të jesh e lumtur për to edhe nëse për ty është e vështirë dhe jo të shohin atë nënën me sytë e egërsuar që ka gjithmonë një mallkim e një dorë për t’i goditur. Nuk besoj se është ky imazhi që do doje t’iu mbahej mend për ty.

Përgjegjësia jote më e madhe është të rrisesh fëmijë që t’i shërbejnë vetes dhe shoqërisë, nëse ti je e rritur dhe nuk e kontrollon dot zemërimin tënd si mund të kërkosh nga ato ta bëjnë një gjë të tillë? Nuk e di për ty, por unë nuk mund t’i harroj kurrë sytë e tmerruar të së voglës e zemërimin e së madhës sa herë që përpiqen të të thonë se sa shumë padrejtësi po iu bën atyre dhe vetes.

Me ke thënë shumë shpesh se dhe unë iu flas dhe unë nuk ta kam thënë asnjëherë arsyen, iu flisja edhe pse ndihesha e padrejtë, por nëse bëhem e drejtë dhe i mbroj ato do të largohen nga ti, do ta kuptojnë se sa shumë padrejtësi po iu bën atyre dhe vetes. Shpresoj të reflektosh sa më shpejt, mos e bëj për mua apo për to, bëje për veten, që të gjesh edhe ti qetësi, të ndihesh një nënë më e mirë, të bëhesh një nënë më e mirë që në fund të mos kesh nevojë të ankohesh për asgjë e të kuptosh se mund te kesh dështuar.

Ta siguroj se një fëmijë i dhëmb me pak barku bosh dhe uria sesa dhuna dhe pasiguria që ka zënë vend në shtëpinë tënde. Ajo që më duket më e frikshme është se ato do të rriten e do të bëhen kritiket e tua me të mëdha e do të të përballin me të gjitha gabimet e tua.

Ta dish se për mua është e vështirë të t’i them të gjitha këto, ndoshta nuk do t’i dëgjosh e nuk do te kenë fare ndikim, por pavarësisht të gjithave të dua shumë dhe dua të gjesh qetësi brenda vetes, ta duash veten më shumë, të na duash ne dhe vajzat e tua. Te lutem me fal që po të mërzis, por u bë shumë kohë që nuk po të njoh më. Të lutem më fal por me trishton dora jote që ngrihet mbi fëmijët e tu!

Artikulli paraprakKëshilla për pastrim dhe detoksifikim të trupit
Artikulli i rradhës Fakte të çuditshme për trurin tonë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.