Pas dy ditësh ndëshkimi, Aroni, shkroi një letër ku i kërkon falje nënës së tij për gabimin dhe mosdëgjimin e këshillave.
“Nënë më fal”, janë fjalët e para që e emocionuan shumë nënën, gazetaren nga Kosova – Gentiana Begolli, shkruan Gazeta Shneta.
Begolli e kishte ndëshkuar djalin i cili nuk i kishte bërë detyrat me rregull. Pas dy ditësh, Aroni zbret nga dhoma me një letër në dorë.
“Te lutem falem sepse deri sa jam pa babin te kam vetem ty. Te lutem me fal, do ta jap besen se do te permirsohem dhe do t’i beje detyrat me rregull dhe do te beje shume shoke”, shkruan djali në letrën e tij.
Ai i premton nënës se do të bëhen sërish “Best friends forever and for life” (Përgjithmonë dhe për gjithë jetën shokët më të mirë).
Begolli e përshkruan këtë moment me ndjesinë më të fort prej nëne, duke thënë se letra e ka bërë të qaj nga gëzimi dhe dashuria e djalit.
“Qeshe me ia lehtesu dhimbjen ose mos me ia miratu mërzinë…E ndëshkon, e shpirti ta lype me përqafe e përqafe e mos me leshu asnjë sekondë…e puthe vetëm nëse e merr gjumi, se duhesh te jesh ajo e FORTA e mos te ndërrosh qëndrim”, shkruan Begolli, transmeton Gazeta Shneta.
Lexojeni të plotë postimin e saj.
Letra e Aronit pas dy dite ndeshkimi…zbret nga dhoma vet, ma jep dhe me lutet ta lexoj…
“Nene me fal
Te lutem falem sepse deri sa jam pa babin te kam vetem ty. Te lutem me fal, do ta jap besen se do te permirsohem dhe do t’i beje detyrat me rregull dhe do te beje shume shoke
Do te behemi perseri
BFFL
Best friends forever and for life
PO ose JO”…
Sfida me e madhe ne jete per mua, kjo e te qenurit nane…
Qane nga gezimi dhe dashnia e tij…
Qeshe me ia lehtesu dhimbjen ose mos me ia miratu merzine…E ndeshkon, e shpirti ta lype me perqafe e perqafe e mos me leshu asnje sekond…e puthe vetem nese e merr gjumi, se duhesh te jesh ajo e FORTA e mos te ndrrosh qendrim…te grithe fyti, kollitesh ta largosh vajin, vdes perbrenda nga cdo frymarrje e tij ndryshe…dhe prap nuk din nese vepron drejt…
Nana dhe Aroni BFFL