Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Letra e infermieres që braktisi Kosovën: Nuk e kam të lehtë ta lë vendin për të cilin babai derdhi gjak

Lajme 29/09/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Adelina Elshani, është infermierja e radhës që e braktisi Kosovën për shkak se pas diplomimit nuk gjeti një vend të qëndrueshëm pune.

Në letrën përmes të cilës ka treguar përvojat e saj në Kosovë, pas përfundimit të Fakultetit të Infermierisë, ajo ka shkruar se do ta vazhdojë jetën në një vend më të sigurt për jetë, me më shumë mundësi për punë dhe me një të ardhme më të mirë.

“Nuk e kam aspak të lehtë ta lë vendin për të cilin babai im luftoi e derdhi gjak, ta lë NËNËN dhe familjen, ta lë shoqërinë, kujtimet e bukura të fëmijërisë, ëndrrat dhe shpresat. Por nuk kam zgjidhje tjetër”, shkroi ndër të tjera ajo.

Ajo ka premtuar se prapë do të kthehet në Kosovë, me shpresë se vendlindjen e saj do ta gjejë pa korrupsion e një vend ku asnjë i ri nuk do të largohet.

“Unë do të vij te ti prapë Kosovë, por shpresoj që kur të vij, ti të jesh më ndryshe; pa korrupsion, e ndërtuar dhe mbi të gjitha; dua që asnjë i ri të mos largohet më nga ti duke i drejtuar sytë nga perëndimi dhe duke e parë mundësi pune e jete çdo vend tjetër, përveç teje…Do të më mungosh Kosovë! Do të më mungoni njerëz të dashur, me shpresë që do të vijnë ditë të mira”, shkruan më tutje Adelina./Gazeta Sinjali/

Artikulli paraprakPfizer/BioNTech thonë se vaksina është e sigurt edhe për moshat 5-11 vjeç
Artikulli i rradhës Studimet e reja gjejnë dëshmi të imunitetit ‘superhuman’ ndaj COVID-19 në disa individë

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.