Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lëvizja për Bashkim: Politizimi i shëndetësisë, po u kushton me jetë kosovarëve

Lajme 20/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lëvizja për Bashkim nëpërmjet një reagimi ka kërkuar ndriçimin sa më të shpejtë të vdekjeve të dyshimta në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

LB konsideron se institucionet shëndetësore janë duke u menaxhuar dobët dhe politizimi i skajshëm i tyre po u kushton kosovarëve me jetë, transmeton Gazeta Shneta.

“Rasti i vdekjeve të dyshimta në QKUK pas intervenimeve kirurgjike përveçqë paraqet një shqetësim alarmant, është kulmi i papërgjegjësisë, neglizhencës, korrupsionit, për të mos thënë i sabotimit të sistemit të shëndetësisë dhe të shëndetit të pacientëve”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Ndriçim sa më i shpejtë e vdekjeve të dyshimta në QKUK

Gjendja në shëndetësinë e Kosovës vazhdon të jetë e rëndë. Shkaktari kryesor i kësaj gjendjeje është qasja joserioze që kanë pasur në vazhdimësi institucionet qeveritare, përfshirë këtu Ministrinë e Shëndetësisë.

Veprimet neglizhente të institucioneve qeveritare, menaxhimi i dobët i institucioneve shëndetësore, nepotizmi, politizimi i skajshëm i tyre dhe, si rrjedhojë, promovimi i jo-profesionalizmit, janë duke u kushtuar me jetë qytetarëve të Kosovës dhe janë duke ndikuar në humbjen e besimit në shëndetësinë kosovare në përgjithësi.

Rasti i vdekjeve të dyshimta në QKUK pas intervenimeve kirurgjike përveçqë paraqet një shqetësim alarmant, është kulmi i papërgjegjësisë, neglizhencës, korrupsionit, për të mos thënë i sabotimit të sistemit të shëndetësisë dhe të shëndetit të pacientëve.

Kjo është një situatë e frikshme, e cila i ka vendosur në një situatë pasigurie të plotë si pacientët, ashtu edhe mjekët. Një gjendje e tillë është e pashembullt në historinë e QKUK-së, andaj kërkon ndërhyrje urgjente të të gjithë mekanizmave shtetërorë.

Lëvizja për Bashkim e mirëkupton faktin se Ministria e Shëndetësisë nuk duhet të ndërhyjë në punën e organeve të hetuesisë, mirëpo konsideron se kjo ministri duhet t’i ndërmarrë të gjithë hapat që janë në kompetencë të saj, në mënyrë që të kontribuojë për ndriçimin sa më të shpejtë të rastit të vdekjeve të qytetarëve tanë në rrethana të dyshimta.

Gjithashtu kërkojmë nga Ministria e Shëndetësisë që të punojë ngushtë me prokurorinë e shtetit, e cila tashmë i ka filluar hetimet për këtë rast.

Në këtë drejtim, Ministria e Shëndetësisë, së bashku edhe me institucionet e tjera përgjegjëse, duhet ta ndriçojë para opinionit zinxhirin administrativ që ia ka mundësuar operimin një kompanie me produkte mjekësore të palicencuara dhe, nëse ka shkelje, t’i padisë përgjegjësit për këto shkelje.

Njëkohësisht, Ministria e Shëndetësisë duhet t’i kërkojë Bordit të SHSKUK-së të trajtojë seriozisht nëse ka pasur shkelje nga menaxhmenti i QKUK-së në këtë rast, sidomos në procedurat e tenderimit. Duke u bazuar edhe në kompetencat ligjore, të kërkojë auditim nga Zyra Kombëtare e Auditimit, në mënyrë që të identifikojë nëse ka pasur shkelje, qofshin ato procedurale, ligjore a profesionale.

Në rast të shkeljeve, MSh në bashkëpunim me bordin e SHSKUS-së t’i marrë masat e duhura ndaj personave përgjegjës, qofshin ata edhe deri te nivelet më të larta të menaxhmentit të QKUK-së.

Lëvizja për Bashkim njëkohësisht kërkon që Ministria e Shëndetësisë ta iniciojë ndryshimin e ligjit për shëndetësinë dhe ta fuqizojë detyrimin e kryerjes së obduksionit për të gjitha rastet e vdekjeve të dyshimta brenda ambienteve të institucioneve shëndetësore të Kosovës.

Zhvarrosja e rasteve të lartpërmendura për obduksion, i cili nuk është i kualitetit të njëjtë sikur të ishte punuar me kohë, pasqyron edhe një qasje joserioze të një institucioni terciar shëndetësor të cilët kanë neglizhuar kryerjen e autopsisë të personave të vdekur në rrethana të dyshimta.

Prishtinë, 20.9.2017

Lëvizja për Bashkim

Artikulli paraprakE dini çfarë shije ka qumështi i gjirit tuaj, ja si e përshkruajnë fëmijët
Artikulli i rradhës Ja si mund ta kuptoni nëse nuk i pëlqeni vjehrrës tuaj

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.