Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lidhja mes sëmundjeve autoimune dhe çrregullimeve të shëndetit mendor

Jetë 11/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri i publikuar në “BMJ Mental Health”, ka analizuar të dhënat e rreth 1.5 milionë personave në Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë afro 38 mijë me sëmundje autoimune si artriti reumatoid, sëmundja inflamatore e zorrëve dhe psoriaza.

Rezultatet tregojnë se personat me këto sëmundje kanë pothuajse dyfish më shumë gjasa të preken nga çrregullime të shëndetit mendor, shkruan burimi Euronews transmeton Gazeta Shneta.

Sipas studimit, 29% e pacientëve me sëmundje autoimune ishin diagnostikuar gjatë jetës me depresion, ankth ose çrregullim bipolar, krahasuar me vetëm 18% të popullsisë së përgjithshme. Konkretisht, 26% kishin depresion, 21% ankth dhe 1% çrregullim bipolar. Po ashtu, u vu re se këta pacientë kishin më shumë gjasa të raportonin histori familjare me probleme të shëndetit mendor.

Dallimet gjinore ishin të theksuara: 32% e grave me sëmundje autoimune përjetuan çrregullime të shëndetit mendor, kundrejt 21% të burrave.

Studiuesit sugjerojnë se faktorët hormonalë, kromozomalë dhe ndryshimet në qarkullimin e antitrupave mund të ndikojnë në këtë diferencë.

Gjetjet theksojnë lidhjen e fortë mes shëndetit fizik dhe atij mendor, duke sugjeruar që inflamacioni kronik – një tipar kyç i sëmundjeve autoimune – mund të kontribuojë në zhvillimin e problemeve psikike.

Dr. Daniel Smith nga Universiteti i Edinburgut vuri në dukje se shumë psikiatër ende nuk i konsiderojnë çrregullimet mendore si sëmundje që prekin të gjithë trupin.

Ai theksoi rëndësinë e skriningut të rregullt të shëndetit mendor te pacientët me sëmundje autoimune, veçanërisht te gratë, për të mundësuar trajtim të hershëm dhe më efektiv. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPanik në Francë: Fëmijët, viktima të dhunës së bandave të drogës në Marsejë
Artikulli i rradhës Çfarë duhet të bëjë Kosova më tepër për t’iu hequr masat e BE-së?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.