Aktiviteti fizik ka qenë gjithmonë i lidhur me rezultate pozitive. Tani, një studim i ri sugjeron që fëmijët që luajnë vazhdimisht sport që në moshë të re, do të kenë shëndet më të mirë mendor afatgjatë.
Studimi Longitudinal i Fëmijëve Australianë, i cili mbuloi tetë vjet, dha të dhënat për studimin e ri, i cili u drejtua nga profesori i asociuar, Asad Khan i Universitetit të Queensland.
Khan thekson se angazhimi i vazhdueshëm në atletikë duke filluar nga fëmijria është i lidhur me shëndetin e shkëlqyer mendor të adoleshentëve, shkruan Health News pwrcjell Gazeta Shneta.
Ai vazhdoi duke thënë se studimi i tyre krahasoi avantazhet e sporteve individuale si karateja, tenisi dhe gjimnastika me sportet ekipore si futbolli.
Pavarësisht nga sporti, ekipi zbuloi një lidhje midis aktivitetit fizik dhe shëndetit mendor, megjithëse fëmijët që luanin në një ekip përfituan më shumë.
Khan vazhdon duke thënë se kjo mund të jetë për shkak të elementëve shoqërore të pranishme, të tillë si të jesh i rrethuar nga inkurajimi i bashkëmoshatarëve, të kesh mundësinë për të bërë miq dhe të bashkëpunosh për të arritur një objektiv të përbashkët. /Gazeta Shneta/


