Republika Çeke, Austria dhe Sllovenia kanë regjistruar rastet e tyre të para të lisë së majmunit, njoftojnë autoritetet shëndetësore të martën.
Në Republikën Çeke, sëmundja u zbulua te një burrë në Spitalin Universitar Ushtarak të Pragës, sipas Pavel Dlouhy, kreu i Shoqatës Çeke për Sëmundjet Infektive, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
“Ishte vetëm një çështje kohe, ne e kemi pritur këtë për ditë të tëra,” tha Dlouhy për burimin medial AFP.
Instituti Kombëtar Çek i Shëndetit Publik – raportuan në një deklaratë të martën se çeku i sëmurë kishte shfaqur simptoma të sëmundjes pasi u kthye nga një festival muzikor në Antwerp, Belgjikë në fillim të majit.
Në Austri, një burrë, i cili u shtrua në spital të Vjenës të dielën me simptoma të lisë së majmunëve, duke përfshirë ethe, është konfirmuar se është infektuar me sëmundjen gjithashtu, thanë autoritetet shëndetësore të kryeqytetit.
Në Slloveni, sipas autoriteteve shëndetësore, një burrë, i cili shfaqi simptoma pasi u kthye nga Ishujt Kanarie, është konfirmuar po ashtu i infektuar.
Gjatë ditëve të fundit, disa vende evropiane dhe të Amerikës së Veriut, përfshirë Britaninë, Francën dhe Shtetet e Bashkuara kanë raportuar raste të virusit të rrallë, i cili është endemik në pjesë të Afrikës.
Megjithatë, autoritetet mjekësore kanë thënë se rreziku që sëmundja të përhapet gjerësisht është i ulët. /Gazeta Shneta/