Tetë raste pozitive me coronavirus janë regjistruar në nivel vendi gjatë 24 orëve të fundit nga 485 testime të bëra në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, përderisa nuk raportohet për të vdekur me COVID-19.
Në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë poashtu thuhet se 18 qytetarë janë shëruar nga infeksioni. Në total në Kosovë janë shëruar mbi 225 mijë qytetarë.
Aktualisht në nivel vendi janë 138 raste aktive me COVID-19.
Sa i përketë imunizimit, brenda 24 orëve janë dhënë 96 doza të vaksinave kundër coronavirusit.
Vaksinimi në Kosovë ka filluar më 29 mars 2021, dhe për më tepër se një vit janë administruar mbi 1,8 milionë doza të vaksinave anti-COVID./Gazeta Shneta/