Lind fëmija i parë pa gjini, ja çfarë thotë prindi (Foto)

2017-07-04 në ora 08:07

Një fëmijë tetë muajsh nga Kanada, është rasti i parë në botë të cilit i është liruar karta shëndetësore me gjini të pa përcaktuar, raportojnë mediet kanadaeze.

Prindi Kori Doty – një person transgjinor që identifikon veten as mashkull as femër, dëshiron që fëmija i saj të caktojë vet gjininë e saj.

Karta shëndetësore është lëshuar me “U”, në rubrikën e gjinisë, e cila do të thotë “i papërcaktuar”.

Kori Doty po lufton për të hequr gjininë nga certifikata e lindjes, njofton BBC.

Dëshira e prindërve është që të mbajnë gjininë e foshnjës Searyl të pa përcaktuar në të gjitha dokumentet, në mënyrë që fëmija të mos ketë problemin e njëjtë në të ardhmen.

“Unë do të edukoj Searilin në mënyrë të tillë që kur fëmija të njohë veten, të tregojë se kush është. Unë jam duke e pranuar atë si një foshnje, duke u përpjekur t’i jap të gjithë dashurinë dhe mbështetjen për t’u bërë personi më i plotë që mund të jetë ndonjëherë, jashtë kufizimeve  të shoqërisë që vijnë me stereotipet e djalit dhe të vajzës.”