Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lind një foshnje pas 12 vitesh në ishullin ku ndalohet lindja

Jetë 21/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ishull i largët brazilian në Atlantik, në të cilin është i ndaluar me ligj sjellja në jetë e fëmijëve, ka festuar një ngjarje “historike, siç po e quajnë ata, ardhjen e një fëmije në jetë pas 12 vitesh.

Fernando de Noronha, ishulli që gjendet 370 km larg qytetit Natal (230 milje), ka rreth 3.000 banorë, por kurrfarë shkalle të lindjeve. Nënave që planifikojnë të sjellin në jetë një fëmijë u kërkohet të udhëtojnë në tokën kontinentale për të lindur foshnjat e tyre.

Por, gruaja, e cila nuk dëshiron të identifikohet, solli në jetë një vajzë ditën e shtunë po në këtë ishull. Ajo justifikohet se nuk ishte në dijeni të shtatzënisë, ndërkohë që mbeti pa fjalë nga ngjarja. Nëna besohet të jetë 22-vjeçare.

“Mesnatën e së premtes pata dhimbje dhe kur shkova në tualet pashë diçka që dilte nga poshtë këmbëve të mia”, citohet të ketë thënë ajo për faqen braziliane të internetit “O Globo”. “Në atë çast erdhi babai i fëmijës dhe më asistoi në lindje. Ishte një bebe, një bebe e gjinisë femërore. Mbeta pa fjalë”.

Foshnja u dërgua më pas në një spital lokal. Lindja u konfirmua më pas edhe nga administrata lokale, shkruan Top Channel.

“Nëna, që preferon anonimatin, solli në jetë një foshnje në shtëpinë e saj – thuhet në deklaratë. – Familja e foshnjes thotë se nuk ishin në dijeni të shtatzënisë së saj”.

Për të festuar lindjen e rrallë, banorët lokalë kanë nisur të ndihmojnë familjen përmes dhurimit të rrobave për beben e gjinisë femër.

Artikulli paraprakA shkaktojnë varjen e gjinjve sytjenat, e tregon përfundimisht studimi 15-vjeçar
Artikulli i rradhës Kjo është mosha ideale për t’i bërë djemtë synet, sipas mjekësisë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.