Në një familje në fundvite po festohet lindja e foshnjës, e cila është rënditur si më e rënda dhe peshon gati 6 kilogramë. Brodey Young lindi në Spitalin e Wales në Britanisë së Madhe.
Nëna e vogëlushit, e mahnitur tha: “E ndjeja ndryshimin në presion kur po lindte. E dija që ishte fëmijë i madh, por nuk ma merrte mendja aq shumë derisa e pashë. Është e mrekullueshme.”
Edhe pse është foshnja më e rëndë në botë pas një periudhe prej 10 vitesh, Sheralyn Wilcock tregoi se nuk ka patur anormalitete gjatë shtatzënisë.
Fakti që ka lindur shumë i rëndë, bën që foshnja të kërkojë qumësht rreth 70ml cdo tre ose katër orë. Dihet se mesatarja për të ushqyer një bebe me qumësht është mes 20-40ml./Kidstime/